OPINION

Kutitë e ankesave nëpër shkolla do të rrisin cilësinë në arsim

Shkruan: Afërdita Balaj, këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit

 

Kutitë e ankesave tashmë ekzistojnë nëpër shkolla, por nuk janë në funksion. Për vendosjen e kutive ka marrë vendim Ministri Bytyqi, prej rastit të fundit që ndodhi në Drenas. Por këto kuti edhe pse janë vendosur nëpër shkolla, procedurat e hapjes asnjëherë nuk janë bërë me komisione dhe nuk është dhënë llogari në DKA.

Syri Vizion në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit kanë vendosur që të formulojnë një rregullore për komuna për hapjen e kutive të ankesave. Kjo rregullore ka kaluar në Komitetin e Arsimit ku është përkrahë unanimisht pastaj ka ardhur sot në Kuvend ku edhe është votuar. Në fillim jemi të vetëdijshëm që nuk do të ketë sinqeritet nga nxënësit. Bashkëpunimi me prindër dhe vetëdijesimi i nxënëseve do të na ndihmojë në evitimin e këtyre pengesave .

Mendojë se kutitë e ankesave nuk do të ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë në arsim, por do ta ndihmojnë atë. Në këto aspekte:

  • Do të evitohen abuzimet psikike dhe fizike.
  • Do te evitohen abuzimet në mes moshatarëve pasi që e dimë se çfarë diversiteti social kemi në klasa.

Me një fjalë shumë do të disiplinohen të gjithë. Shpresojmë që tani e tutje këto kuti të jenë funksionale në shkollat e qytetit.

You Might Also Like