Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit votojnë unanimisht dy propozim-vendimet e seancës së jashtëzakonshme

Gjilan, 14 qershor 2021 – Kuvendi i Komunes së Gjilanit, ne seancen e jashtëzakonshme të udhêhequr nga Shpresa Kurteshi Emini, ka aprovuar dy pikat e rendit te dites te propozuara nga kryetari I Komunes se që kanë të bëjnë me zgjerimin e parqeve dhe hapësirave publike dhe propozimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për zhvillimin ekonomik të investitorit dhe prodhuesit privat.

Në propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të ushtrimit të kompetencave vetanake në ofrimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre, parcelë e cila gjendet në fshatin Velekincë, janë pajtuar të gjithë kuvendarët, duke  votuar pro unanimisht.

Gentrit Murseli, në emër të LDK-së, ka mbështetur këtë pikë të cilën Forumi i Rinisë i LDK-së prej kohësh e kishte dërguar kërkesën që kjo parcelë të trajtohet në Kuvendin Komunal dhe e njejta të investohet dhe të jetë në shfrytëzim sipas planifikimit për gjelbrim, lodra për fëmijë dhe park publik.

Edhe Nehat osmani nga VV, propozim vendimin e ka konsideruar adekuat dhe të qëlluar, sepse sipas tij, zona urbane ka nevojë edhe më tutje për zgjerimin e hapësirave gjelbruese.

Asamblistja Festa Shabani,  ka thënë se është mirë të mendohet hapja e një ambulante sepse është një komunitet shumë i dendur dhe do ta ndihmonte ofrimin e shërbimeve shëndetësore për atë pjesë.

Propozim vendimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të pronave të paluajtshme të Komunës përmes Shprehjes së Interesit publik e kanë mbështetur gjithashtu të gjithë anëtarët e Kuvendit, ndërsa propozimin e ka arsyetuar Fitim Guda, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe që ka në sektorin privat krijimi i kushteve për veprim dhe zhvillim të sektorit ekonomik.

Shefik Surdulli nga radhet e PDK, ka kërkuar inkorporimin dhe shqyrtimin e kërkesës së banorëve për të pasur qasje në infrastrukturën publike për të cilën kryetari i Komisionit, Bekim Bajrami, ka thënë se një gjë e tillë është e drejtë elementare, derisa ka garantuar se zhvillimi i asaj zone domosdo duhet t’i nënshtrohet lejeve urbanistike dhe planit urban.

Për këtë pikë,  Nehat Osmani (VV), ka potencuar se mbështesin politikat zhvillimore dhe krijimin e kushteve për sektorin privat e në këtë rast investitorin që e merr në shfrytëzim këtë pronë.​

You Might Also Like