Viti

Kuvendi komunal mbajti seancën e IV-të të radhës

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt, me që rast janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës. Një ndër pikat ku pati më së shumti pyetje nga ana e këshilltarëve, ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2021, të cilat i prezantoi drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Ramaj.

Në këtë seancë u miratua edhe vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 ne vitin 2021, si edhe propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.

Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim vendimi për formimin komisioni për themelimin e vend gjuetisë ne territorin e Komunës së Vitisë, si dhe propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (Parkingjet publike).

Gjithashtu, në këtë seancë u dha një informatë për Manifestimin Tradicional Kulturor-Sportiv Flakadani i Karadakut-2021, si dhe një informate mbi përgatitjen e të mbjellurave pranverore

You Might Also Like