Viti

Kuvendit Komunal të Vitisë, mbajti mbledhjen e parë në vitin 2022

Kuvendit Komunal të Vitisë, mbajti mbledhjen e parë të rregulltë në vitin 2022

Kryesuar nga Bekim Azizimkryesues I KK-së sot në Viti, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt organit më të lartë qeverisës -Kuvendit Komunal të Vitisë.

Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash disa propozim vendime,me theks të veçantë është folur mbi Informatën e punë së kryetarit të komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2021 e cila fillimisht ishte prezantuar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu.
Ndërkohë pyetjeve apo komenteve të marra lidhur me këtë informatë,ku pati edhe përplasje në mes dhe kundershtime e polemika në mës kshilltarëve të opozitës përkatësisht të VV-së dhe kryesuesit,e kryetrit të komunës Sokol Haliti I cili iu është përgjigjur këshiltarëve të opozitës.

E pas ftohjes së gjakrave në vazhdim të seancës pas shqyrtimit janë votuar me shumë votash këto pika:
-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes
së takimeve të kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacioni për
ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore ne Gjilan – Dega në Viti.

.- Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për
ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Viti.
8. a) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për plotësimin e vendimit
01-110/05-976, të datës 28.12.2021, për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për plotësimin e vendimit
01-110/05-974, të datës 28.12.2021, për formimin e Komitetit për Komunitete.
Në këtë seancë u bë me dije edhe emrat e grupeve të këshilltarëve të subjekteve politike në këtë kuvend si: Ali Bajrami- LDK, Jakup Demiri-LVV, Taulant Haxhiu-PDK.
Gjithashtu znj. Taibe Ibrahimi ka dhënë edhe betimin si këshilltare e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së. Ndërkaq kjo seancë është përcjellur edhe nga mediat dhe është transmetuar drejtpërdrejtë në platformën e videove YouTube dhe në facebook- të në faqen zyrtare komunale.Aziz Zuka

You Might Also Like