Sportet me dorë

KV Drita shënoi fitoren e madhe

Sonte në Kamenicë ekipi i KV Drita tregoi forcën, bashkimin dhe shpirtin luftarak, Drita triumfoi kundër KV Prishtina me një paraqitje të shkëlqyer në fushë me rezultat të pastër 3-0 në sete!
Çdo set, çdo pikë dhe çdo top i prekur treguan përkushtimin e djemve tanë dhe stafit teknik.
Kjo fitore është rezultat i punës së palodhshme, besimit dhe dashurisë për ngjyrat tona kaltër e bardhë.
Fitore shënuan edhe Junioret tanë duke mposhtur të rinjët e Prishtines me rezultat 2-0 në sete.
Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e jashtëzakonshme, ju jeni fuqia jonë më e madhe!

You Might Also Like