DJEMTË E SKËNDERBEUT NUK GABOJNË NDAJ DRITËS
PARTIZANI I PANDALSHËM, FITORE E PASTËR NDAJ FERIZAJT
Liga Gjergj Kastrioti – Meshkujt, Xhiro 4
——
Drita 0-3 Skënderbeu
23-25, 30-32, 18-25
Skënderbeu e ka regjistruar edhe fitoren e katërt në grupin B të Ligës Gjergj Kastrioti, pasi triumfoi ndaj Dritës, e cila nuk e ka gjetur fitoren akoma në këtë edicion.
Seti i dytë ishte më rivalizuesi, me skuadrat që e kapërcyen dukshëm kufirin normal të 25 pikëve, duke e mbyllur 30-32.
Në setin e parë dhe të tretë, korçarët e administruan më lehtë ndeshjen.





