Futboll

Ky është FCSB, kundërshtar i Dritës në Europa UEFA League

Kundërshtari i Dritës në kuadër të Europa UEFA League, FCSB, më herët ka qenë i njohur me emrin Steaua e Bukureshtit dhe është ekipi më i suksesshëm që luan në Ligën e Parë të Rumanisë.

Vitrinat e këtij klubi i zbukurojnë 27 trofe të kampionit të Rumanisë dhe 24 kupa, kurse ajo që e bënë të veçantë këtë klub është se është ekipi i parë nga Evropa Lindore që është kampion i Evropës, në ndeshjen dramatike me penalti ndaj Barcelonës në vitin 1986, kurse për të dytën herë ka mundur ta përsëris këtë sukses në finalen e viti 1989, por ishte mposhtur nga Milani me rezultat 4:0.  

Klubi është formuar në vitin 1947 dhe në fillim emrin e kishte ASA Bukuresht, kurse sukseset më të mëdha ia arrin kur merr emrin Steaua (Ylli), shkaku i yllit që kishin në emblemë. Suksesin më të madh e arriti kur triumfoi në Ligën e Kampionëve më 1986 ndaj Barcelonës. Pas rezultatit të bardhë 0:0, me penalti portieri i tyre Helmutu Dukadam priti katër penalti, derisa rumunët shënuan dy herë dhe u shpallën kampion të Evropës. Më pas fituan edhe superkupën e Evropës, pasi mundën Dinamon e Kijevit dhe prej viti 1986 deri më 1989 i patën 104 ndeshje pa humbje, por pas rënies së komunizmit, shumë lojtarë të këtij klubi lëshuan vendin dhe nisi rënia e formës së dikurshme. Duke qenë klub i ushtrisë në komunizëm, më 2017 pas kundërshtimeve me ushtrinë, klubi qe i detyruar të ndërrojë emrin në FCSB.

Njëri ndër dështimet më të mëdha të këtij klubi mund të konsiderohet humbja nga Shkëndija e Tetovës, e cila e largoi nga Champions League në xhiron e kaluar. A do t’a bëjë një gjë të tillë edhe Drita do të shihet nga takimi që nesër zhvillohet në Bukuresht dhe pas një jave në Prishtinë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like