Në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 17 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan po i vazhdon takimet maratonike me të gjitha strukturat.
Një takim i tillë është mbajtur sot nga kryesia e Forumit të Rinisë.
Bartësi i listës fituese të LDK në Gjilan, Avdyl Aliu, në emër të Shtabit Zgjedhor të Degês, ka përgëzuar Forumin e Rinisë për punën, angazhimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës së 38 kandidatêve për asamble.
Gentrit Murseli, kryetar i FR të LDK në Gjilan dhe kandidat për asamble, ka konfirmuar se i kanë intensifikuar vizitat në terren dhe me ritëm edhe më të madh do të vazhdojnë me punë e angazhim maksimal deri në fitoren plebishitare më 17 tetor.