Gjilan

La Belgjikën për Llovcën

Kryetari Hyseni vizitoi fermerin i cili pas 16 vjetëve në Belgjikë është kthyer në vendlindje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fermerin Fadil Ajeti në fshatin Llovcë, i cili është kthyer në vendlindje pas 16 vjetëve të qëndrimit në Belgjikë.

“Nga Belgjika në Llovcë. Pas 16 viteve jetë në Belgjikë, Fadil Ajeti, është kthyer në vendlindje për të ndërtuar e investuar këtu”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se për një vit në Kosovë, Fadili ka arritur të ndërtojë një fermë solide dhe planifikon që shumë shpejt ta zgjerojë këtë biznes.

“E ne si komunë jemi aty për ta mbështetur me projekte konkrete, makineri bujqësore e mundësi të reja zhvillimi”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

https://www.facebook.com/share/r/1F1v7GTN8K

You Might Also Like