Shëndeti

Lagjja Arbëria është me Qendër të re të Mjekësisë Familjare

Fusha e shëndetësisë, vazhdon të mbetet fokus i investimeve nga Komuna e Gjilanit.
Kjo sferë çdo ditë e më tepër po zhvillohet, me qëllim që qytetarët të marrin shërbimet e duhura.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapucën, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, për të parë nga afër ecurinë e punës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se lagjja Arbëria është me Qendër të re të Mjekësisë Familjare.
“Në lagjen Arbëria, kemi ndërtuar qendrën e tretë më të madhe të Mjekësisë Familjare në qytet. Një investim prej 320 mijë eurove që sjell shërbime të reja dhe kushte më të mira për mbi 20 mijë pacientë që marrin shërbime çdo vit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se dy ndërrime të shërbimit stomatologjik, rentgen për fotografimin e dhëmbëve, laborator modern analizash, dhomë për vaksinim të rregullt dhe barnatore me barna esenciale.
“Shëndetësia është prioritet. Po e forcojmë çdo ditë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like