Gjilan

LDK e Gjilanit funksionalizon 41 nën-shtabe, mijëra aktivistë e veprimtarë në terren në mbështetje të kryetarit, Lutfi Haziri

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka funksionalizuar 41 nën-shtabet zgjedhore, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit.

 

Nga takimet e terrenit të cilat janë zhvilluar ditëve të fundit, është konfirmuar se mijëra veprimtarë e aktivistë të LDK-së po punojnë vazhdimisht në terren, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri, më 17 tetor.

 

Shtabi i LDK’së në Gjilan, të cilin i prin Arbër Ismajli, përgëzon nëndegët dhe forumet partiake për mobilizimin dhe angazhimin si asnjëherë më parë ndaj kryetarit Haziri dhe listës fituese e cila përbëhet nga 38 kandidatë për asamble, të cilët janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional.

You Might Also Like