Zgjedhjet Lokale 2025

LDK e Lëvizja “Vatra” bashkë në Sllubicë

Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vatra, z. Kushtrim Kadriu, ishim në takim me banorët e Sllubicës, në një pjesë të jashtëzakonshme të Gjilanit.
🙌🏼Me zemërgjerësinë e tyre dhe vullnetin e plotë, banorët e këtij fshati na hapën dyert dhe ndanë shqetësimet, problemet, hallet e dertet të cilat nuk patën ku t’i adresojnë për 4 vite rresht.
Banorët e Sllubicës shprehën nevojën për përmirësimin dhe ndërhyrjen në infrastrukturë, mbështetjen e bujqësisë, përkujdesjen ndaj rinisë dhe një qasje më serioze të institucioneve lokale ndaj problemeve të përditshme që kanë këta njerëz.
🙏🏼Falënderojmë z. Jonuz Hasani dhe të gjithë banorëve të Sllubicës për mikpritjen e ngrohtë dhe angazhimin e tyre të patjetërsueshëm për ta ndryshuar mentalitetin qeverisës në Gjilan.
Diskutimet e tilla janë pasuri e veçantë e rrugëtimit tonë politik, prandaj, zotohemi që udhëheqja e politikave zhvillimore të komunës do të kthehet në duart e tyre nga data 12 tetor.
Bashkë me qytetarët në qeverisje, do ta nderojmë Sllubicën, e do t’i jetësojmë të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e këtyre banorëve.

You Might Also Like