ZGJEDHJET 2025

LDK mbajti tubime në Përlepnicë dhe Dobërçan

Përlepnica ka qenë, është dhe mbetet çerdhe e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve.
Jemi të impresionuar me mbështetjen rekorde të Përlepnicës së Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit, bashkë me Shillovën e Muhaxherëve, Kmetocin dhe Verbicën e Kmetocit.
Në këtë tubim, jemi falënderues edhe ndaj të gjithë atyre aktivistëve e veprimtarëve prezentë të Përlepnicës dhe fshatrave përreth, me një pjesë e të cilëve në vitet 90-ta kemi punuar bashkë, duke e bukën dhe kuletën me ata që kishin nevojë, për dallim prej qeverisë në largim që i futi krahēt thellë në magjen e popullit.
Këtë besim të madh do t’ua kthejmë veç me punë, duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore të këtyre fshatrave, Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
 

Dobëçani është modeli më i mirë i organizimit, bashkë me shoqatën e bashkatdhetarëve 17 Shkurti me seli në Zvicër.

Qëllimi ynë i përbashkët është për t’i afruar njerëzit, e jo për t’i përçarë. Ne e respektojmë veprimtarin maksimalisht, por i kemi hapur derën të rinjve në logjikën ku gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë.

Faleminderit deri në përulje këtij fshati dhe shoqatës, bashkë me Bukovikun, për përkrahjen e jashtëzakonshme sonte dhe këtë besim do t’ua kthejmë duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore.

Mbi të gjitha, këto zgjedhje duhet t’i japin vendit stabilitet e dashni, sepse Kosova jonë nuk e duron më këtë polarizim të skajshëm shoqëror e politik që e solli partia rivale.

You Might Also Like