Gjilan

LDK për rregulloren e re: Vende pune jashtë organogramit, pozita fiktive, dhe koeficientë të fryrë për militantë partiakë

LDK në Gjilan reagon ashpër ndaj tentativës së pushtetit lokal për të kontrabanduar një rregullore, e cila synon të legalizojë vende pune jashtë organogramit, pozita fiktive, dhe koeficientë të fryrë për militantë partiakë.
Kjo rregullore nuk është votuar ende, por mënyra se si po shtyhet përpara, pa debat publik e pa përfshirjen e Kuvendit, është tregues i qartë i një qasjeje të rrezikshme, klienteliste dhe të padinjitetshme ndaj administratës publike dhe qytetarëve të komunës sonë.
Shërbyesi civil kërkon drejtësi, jo privilegje për kunata e balldeska që i keni mbajtur nëpër zyra këto katër vite!
Qytetarët meritojnë transparencë, ligjshmëri dhe konkurrencë të ndershme, jo kapje të institucioneve për interesa të ngushta partiake.
LDK do të jetë zë i fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon rendin institucional, organogramin ligjor dhe punësimin me meritë në Komunën e Gjilanit.
Punësim dhe gradim me meritë;
Nuk mund të përjashtohet askush, ama askush nuk guxon të mbetet pa u graduar sipas meritës!
Qytetarët e dinë: kjo nuk është qeverisje, kjo është kapje e institucionit.

You Might Also Like