Gjilan

LDK viziton prodhuesit vendorë

“Floil” dhe prodhuesit tjerë, janë brendi e krenaria e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës

Në mbrojtje të prodhuesve vendorë pas problemeve të mëdha me energji që pëlcitën kohëve të fundit, bashkë me nënkryetaren e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila udhëheq politikat e partisë karshi prodhuesve, kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, deputetin Krenar Xhaferi, kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetarët e degëve të LDK-së në Anamoravë, Jeton Biqkaj (Kamenicë), Bajrush Ymeri (Novobërdë) dhe Përparim Rexha (Kllokot), vizituam fabrikën e vajit “Floil” një ndërmarrje model që me punë, cilësi dhe vizion e ka kthyer prodhimin vendor në krenari kombëtare.

Në një kohë të krizës së thellë energjetike, të shkaktuar nga vendimet e papërgjegjshme të Qeverisë Kurti, që kanë sjellë rritje drastike të tarifave të rrymës, mungesë të mbështetjes për sektorin privat dhe një klimë të pasigurt për investime, LDK mbetet e përkushtuar në mbrojtje të biznesit vendor dhe fuqizimin e prodhuesve tanë.

Bizneset janë aset i yni strategjik. Ato nuk janë thjesht vende pune, janë garanci për zhvillim, eksport, qëndrueshmëri ekonomike dhe pavarësi energjetike e ushqimore. Floil është shembull frymëzues se çfarë mund të arrihet me punë të ndershme, inovacion dhe përkushtim.

LDK do të vazhdojë të jetë zëri i sipërmarrësve, partner i prodhuesve dhe garantues i një qeverisje që e vendos zhvillimin ekonomik dhe punësimin në qendër të agjendës.

Kosova ka nevojë për më shumë kompani si FLOIL. Ka nevojë për politika të mençura dhe mbështetje reale për prodhimin vendas.

You Might Also Like