Futboll

Leonit Abazi po stërvit me Gjilanin

Leonit Abazi, ish-lojtar i Dritës, Skënderbeut të Korçës, Ballkanit e Prishtinës, po stërvit me SC Gjilanin, por ende nuk mund të thuhet se ai është pjesë e klubit kuq e bardhë nga Gjilani.

Përlepnicasi që dikur luante sulmues i krahut të majtë te Drita, më pas ishte transformuar me plot sukses si mbrojtës i krahut të majtë me tipare sulmuese dhe ai shquhet me depërtime të shpejta.

Mirëpo, pas lojërave të shkëlqyeshme atë e kishte munduar një lëndim, i cili e kishte lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta. Megjithëse ai po stërvit me SC Gjilanin, burime nga ky klub bëjnë me dije se deri më tashti nuk ka asgjë konkrete sa i përket angazhimit të Leonit Abazit, megjithëse nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like