I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj!
I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, djali i madh i plakut legjendë, Axhës Mehmet Malaj!
I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, vëllau i Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, simboli i vazhdimit të rrugës së luftës për liri të Vëllaut Tënd, gjatë kohës sa vuante neper kazamatet e ish-Jugosllavisë, por edhe pas vrasjes së Tij nga forcat ushtarko policore pushtuese serbe dhe tradhtare, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Shumë i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj,
Unë që po të shkruaj letër, jam Ismet Sylejmani nga Cernica e Gjilanit, jam njëri nga ata djemt, të asaj gjenerate të madhe, që ishim te vendosur të ecnim me çdo kusht rrugës së Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, por edhe rrugës Tuaj, rrugës heroike të juve vazhduesve të drejtpërdrejtë të udhëheqësve tanë, veprimtarëve e drejtuesve të mëdhenj të çështjes kombëtare!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Ti u bëre krah i fortë dhe i pathyeshëm i udhëheqjes së Lëvizjes politike atdhetare e patriotike për çlirim të Kosovës në mërgim, që udhëhiqej me aq përkushtim e vendosmeri nga Udhëheqësi i madh e i lavdishëm, Heroi i Kombit Kadri Zeka me shokë e bashkëveprimtar!
Edhe pas vrasjes së Heroit të Kombit Kadri Zeka, Ti i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj, nuk e ndale veprimtarinë politike – atdhetare e patriotike në shërbim të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ishte goditje e rëndë në përgjithësi e për Ty në veçanti vrasja e Heronjëve të Kombit Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gervalla, sepse Ti kishe barrë të madhe mbi supe, Vëllaun e kishe në burg por edhe familjen të burgosur e të izoluar në Kosovën e robëruar!
I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Dalja nga burgu i Vëllaut Tend Rexhep Malaj dhe vazhdimi i menjihershëm i veprimtarisë se Tij për liri e çlirim të Kosovës, sigurisht se nuk të ka zenë të papaërgaditur, sepse duke e njohur nga afer Babin Tënd, të paperkulurin Axhen Mehmet Malaj, por edhe duke mësuar me pishë e me ngulm për të njohur në thelb e në esencë, çdo hap e çdo hallkë të vogël e të madhe të veprimtarisë së idolit tonë Rexhep Malaj e marrnim me mend dhe besonim fortë se Ti Hasan Malaj, je i pathyeshëm dhe se je vazhdues i madh e besnik e i palekundur i rrugës së vëllaut Tënd çelik e të panënshtruar, të papërseritshmit të papërballuar, e te papërkulur Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Edhe me parë por veçanërisht pas vrasjes së Komandantit tonë, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Ty dhe familjen Tënde të madhe e liridashëse, e mbërtheu në darë të hekurt dhuna dhe terrori i aparatit shtetror serb e tradhtar në Kosovën e okupuar!
Si asnjë tjetër në historinë e luftrave për liri e çlirim, Ti i dashur dhe i nderuarHasna Malaj, e kishe Vëllaun të vrarë dhe krejt familjen në burg e biseda informative, bashkëshorten, djemt e vajzat!
Brenda në shtëpinë Tënde Kala të papushtuar qëndronte shqipatri lis, burri i madh, plaku i legjendave, i lavdishmi, zemërmadhi i pathyeshëm Axha Mehmet Malaj!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në ballë me simbolin e saj, Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe me Shtatë Zonat Operative, me Brigadat, Batalionet, Togjet, Skuadrat dhe njësi e grupe te tjera të organizmit ushtarak të panumerta luftarake heroike, me mijëra Heronjë e Deshmorë që e derdhen gjakun rrëke dhe me ushtarët trima e të përkrahuar nga aleati ynë çlirimtar Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ia ka nxjerrë hakun katërcipërisht Vëllaut Tënd e Udhëheqësit tonë të madh e të lavdishëm Rexhep Malaj, e shokut të Tij të pandashëm Heroit të Kombit Nuhi Berisha dhe e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Pas çlirimit të Kosovës dhe pas largimit Serbisë pushtuese, Komanda e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së u vendos në shtëpinë Tënde, në shenjë nderimi për Vëllaun Tënd, për Komandantin tonë, Heroin e Kombit Rexhep Malaj!
Nuk ka një rast tjetër në Zonat Operative të UÇK-së, që Komanda e Shtabit të jetë vendosur në një shtëpi pas çlirimit, sikur rasti me shtëpinë Tënde shumë i dashur e i nderuar Hasan Malaj!
Zona Operative e Karadakut të UÇK-së ishte me fat që e kishte në zonën e saj një Kullë heroike, sikur Kulla Jote i dashur e i nderuar Hasan Malaj, e ta vendoste Selinë e Shabit të Saj në Gjilanin e çliruar nga Serbia pushtuese!
Pas 12 Qershorit të vitit 1999, pas largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova, Ti i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj, je nderuar e je respektuar me një varg të pafund nderimesh në evenimente të ndryshme, të cilat pa as më të voglin dyshim na kanë gëzuar shumë!
I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Je shpallur Qytetar Nderi i Gjilanit, të është përgaditur film dokumentar e janë shkruar shumë shkrime dhe të janë kushtuar krijime të ndryshme, nderime të cilat janë të pakta karshi kontributit Tënd të madh dhë luftës për liri e çlirim të Kosovës!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Shtëpia Jotë e ka Lapidarin e UÇK-se, dëshminë historike se Shtabi i UÇK-se, ishte i vendosur aty!
Shtëpia Jote është shpallur Shtëpi Muze dhe Shteti i Kosovës e ka marrë në mbrojtje!
Shtëpinë Tënde e ka vizituar Presidenti i Shqiperisë Bajram Begaj!
Gjilani dhe Kosova e viset e saj nën ish – Jugosllavi, por edhe e gjithë shqiptaria anë e kend ushqejnë një simpati e admirim të paimagjinueshëm për Vëllaun Tënd Heroin e Kombit Rexhep Malaj, për Babain Tënd plakun hero dhe për Ty e për të gjithë familjen Tënde liridashëse e me kontribute të mëdha për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
E dime se Ti je i lindur ne vitin 1940 dhe je në moshën 86 vjeçare, je i lodhur e i dërmuar nga vitet e jetës e të vuajtjeve që t’i ka sjellur qëndresa përballë UDB-së dhe angazhimi Yt biblik e i pakursuer në shërbim të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Për shkak të shëndetit Tënd të rënduar, mungesa e prezences Tënde fizike në çdo ngjarje që nderon jetën dhe veprën e figurës së madhe kombëtare e politike të Vëllaut Tënd gjigant, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, por edhe të evenimenteve tjera kombëtare e shtetërore në Kosovë e jashtë saj, është boshllëk i madh për ata që dijnë dhe e njohin thelbin e historisë së madhe të luftës për largim të Serbisë pushtuese nga Kosova!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Kam edhe shumëçka tjetër për të shkruar, por po e përfundoj me kaq, i bindur se ia kam arritur të shpreh pak nga respekti i madh i pakufishëm që ndjej per Ty në veçanti e per familjen Tënde në përgjithësi!
I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Me anë të kësaj letre publike të uroj jetë të gjatë e të lumtur në vitet në vazhdim kudo që të jeshë në Kosovë e jashtë saj!
Edhe kur mungon prezenca Jote fizike kudo ku nderohet gjaku i derdhur për liri, lufta e përpjekjet liridashëse e çlirimtare të Kosovës, jemi me Ty, të pershendesim e të përqafojmë, të qëndrojmë mbi supe, sepse jemi rritur e jemi burrëruar me historinë dhe qëndresën titanike të Vëllaut Tënd legjendë e të Udhëheqësit tonë të madh e të lavdishëm, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Dije dhe mos e harro kurr Ti dhe pjestarët e famalijes Tënde heroike të Malajve të mëdhenj e të panënshtruar, se jeni të admiruar e të respektuar kurdo e kudo në çdo pëllëmbë të Atdheut tonë!
Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Ish – antar i Kryesisë së Këshillit të Rrethit për Anamoravë të LPK-së,
Ish – Antar i Komitetit Drejtues të LPK-së,
Ish – Antar i Shtabit të ZOK të UÇK-së,
Ish – Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Ish – Zëdhënës i Zonës së 6-te të TMK-së!
Prishtinë, 21 Janar 2026!


