Gjilan

Libri i bashkon Alban Hysenin dhe Arbër Ismajlin

Alban Hyseni, kryetar i tashëm i Gjilanit dhe Arbër Ismajli, nënkryetar i degës së LDK-së së Gjilanit, i cili po flitet me të madhe se do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit janë parë të ulur bashkë në një promovim të librave të mbajtur në Kompleksin Vali Ranch në Gjilan, shkruan kryelajmi.com.

Ata janë parë shumë të relaksuar dhe duke biseduar teksa qëndronin ulur afër me njëri tjetrin, përderisa jo fort larg tyre ka qëndruar edhe Nazim Gagica, që pritet të jetë kandidat i mundshëm për kryetar nga AAK-ja e Gjilanit.

Ndonëse deri më tashti është bërë e ditur se Riad Rashiti do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit, kandidaturat e tjera ende nuk janë publikuar.

Megjithatë, Alban Hyseni shihet si kandidati më i mundshëm i VV-së. Deri vonë, nga LDK-ja është përmendur vetëm emir i Lutfi Hazirit si kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit. Haziri së fundi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, por zërat që qarkullojnë këtyre ditëve në Gjilan e shohin si kandidat të mundshëm Arbër Ismajlin.

Edhe ashtu në Gjilan gara më e madhe pritet të jetë në mes të VV-së dhe të LDK-së, ndonëse nuk duhet lënë anash as PDK-në e AAK-në, të cilat shumë lehtë mund të jenë përcaktuese se kush do të udhëheq me Gjilanin në mandatin e ardhshëm. /kryelajmi.com/.

Fotot e bëra nga Flakron Salihu

You Might Also Like