Gjilan

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë

Gjilan, 12 nëntor 2025

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të shkollës së mesme ‘’Xhavit Ahmeti’’ në qytetin e Gjilanit.

Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin; ‘’Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike’’, ‘’Bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike’’ dhe ‘’Përdorimi i pa përshtatshëm i internetit’’.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurte për të gjithë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me rinjtë, të krijoj një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

You Might Also Like