Futboll

Limaj: Shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv

Konferenca e së premtës mblodhi mediat në zyret e FC DRITA, pasi klubi FC Drita do të zhvillojë të shtunën ndeshjen e 16-të kampionale kundër FC Dukagjinit.
Futbollisti Vesel Limaj foli fillimisht për ndeshjen e nesërme.
“Mendoj se këto janë ndeshje që secili dëshiron të luajë, por trajneri vendos dhe secili prej nesh mund ta tregojë veten. E di që nesër na pret një ndeshje e vështirë, por jemi gati. Ne jemi për të arritur qëllimin, 3 pikëshin”, tha Limaj.
Ai tha se normalisht është pak ngarkesë nga lojrat në Evropë, por shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv.

You Might Also Like