Futboll

Lirisë po ia don në Gjilan

Nga ato pak pikë që i ka mbledhur, Liria shumicën i ka marrë me ekipet gjilanase. Nga dy udhëtime në Gjilan, ekipi prizrenas ka marrë gjashtë pikë, tri më herët ndaj Gjilanit dhe këtë të diele ndaj Dritës, duke ngadhënjyer me rezultat 0:1.

Drita nga një mori rastesh që i pati nuk ia doli të shënojë asnjëherë, kurse Liria pak para se të përfundojë ndeshja ia arriti që të shënojë fitore.

Drita u duk se është e vendosur për të shënuar fitore, ngase që në minutën 11 Endrit Krasniqi gjujti me kokë brenda zonës, por goditja shkon mbi traversë. Gjashtë minuta më pas Dritës iu mohua një gol, ngase sipas gjyqtarit pas gjuajtjes me kokë të Liridon Lecit, topi nuk e kishte kaluar vijën e portës.

Një rast i tillë i ndodhi edhe Lirisë, kur portieri i Dritës Edvin Bakaj nxori topin nga vija fatale dhe protestat e futbollistëve të Lirisë ishin të pareshtura.

Momenti kyç në këtë ndeshje ndodhi në minutën 87, kur Liridon Fetahaj përfitoi nga një pasim i bukur i Fatih Karahodës dhe realizoi golin vendimtar.

Drita – Liria 0:1 (shënues: Liridon Fetahaj, minuta 87’)

You Might Also Like