Gjilan

Lojë e mençur e Gjilanit

Gjilani ka shënuar një fitore të vlefshme, e cila ekipin kuq e bardhë e mbanë në garë për dalë në Evropë.

Gjilani ka qenë më i mirë se Feronikli në çdo aspekt të lojës dhe vendasve nuk u ka lënë asnjë mundësi që të krijojnë ndonjë rast të mirë shënimi.

Në mesin e pjesës së parë, gjegjësisht në minutën 22, Sebiano Plaku ka marrë guximin që të gjuaj nga largësia, kurse ndonëse ishte një goditje ballore, portieri vendas Troshupa ka intervenuar në mënyrë të ngathtë dhe nga duart e tij topi është futur në rrjetë.

Edhe në pjesëlojën e dytë Gjilani ka luajtur shumë mirë dhe në minutën 70, pas një gabimi të portierit Troshupa, që degazoi dobët, topi erdhi deri te Useini, i cili gjuajti me të parën dhe shënoi për 0 me 2.

Gjilani ka mundur edhe ta trefishojë rezultatin kur Groneveld për pak nuk shënoi në portën e tij e që topi u përplas për shtylle. Në fund Feronikli – Gjilani 0:2.

You Might Also Like