FC Drita e ka prezantuar Lucas Cardoson pas njoftimit që bëri klubi i Partizanit për huazimin e tij te ish-kampionët e Kosovës, raporton Gazetasheshi.com.
Cardoso u prezantua te ‘bardhekaltërit’ nën ritmin e ‘sambas’ braziliane, teksa gjilanasit e prezantuan atë si një blerje të bujshme.
klubi gjilanas do ti paguajë 10,000 euro kampionëve të Shqipërisë për huazimin një vjeçar të futbollistit.
Bëhet e ditur se kërkesa e klubit të Partizanit ishte fillimisht 15,000 euro, por pas disa negociatave ajo i zbrit në shumën e 10,000 eurove dhe u arrit marrëveshje.
Lucas Cardoso pritet të jetë përforcimi i radhës dhe njëherit i fundit për FC Dritën.