OPINION

Luftëtari Misim Ibrahimi nga Zarbica, ra dëshmor  për çlirimin e Gjilanit 

Misim IBRAHIMI, ka lindur në Zarbicë, Komuan e Bujanocit, më 10.05.1910.Ishte një burrë i guximshëm dhe i shkathët, me  trimëri të rrallë në shumë aksione së bashku me bashkëvendasit e tij dhe Sylë Zarbicën deri në momentin e rënies së tij heroike në Stanishor të Gjilanit.

Luftëtari nga forcat vullnetar, ishte në ruajtje të kufirit nga Guri i Zi,e deri në  Majën e Sitilisë në Novosellë,ishte pjesëmarrës i dalluar në aksionin lufatarak  në luftën  në mbrojtje të kufirit  në pjesën prej Kitkës (Liteshit)  në fushën e quajtur Krivernica afër Gradishtës-që ishte në mesë të dy Karaolleve të Perandorisë Osmane dhe kufirit Serb në mesë të Karaollit në Llazarin e Madhë dhe Kolisht të Epërme dhe,në aksionin ditën e bajramit të vitit 1944, kur  ishte sulmuar Zarbica nga një Njësit serbo-partizano-çetnik për të kryer edhe një masakër në popullësin e asaj ane.

Dëshmori Misim IBRAHIMI, ishte luftëtarë fisnik me forcat vullnetare nën komandën e Molla Idriz Gjilanit  dhe bashkëluftëtarëve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica etj. Ishte  pjesëmarrës e kontribues në Kuvendin e mbajtur në Suharrnë, më 17 nëntor 1944,dhe në Kuvendin e Zarbicës, mbajtur më 17 dhjetor 1944, para shtëpisë së Dulahit të  Hajrullahut.

Luftëtari i dalluar e pjesëmarrës në shumë aksione dhe beteja që ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, për çlirimin e Gjilanit,ishte bashkëluftëtarë i Miftarit të Azemit(Zarbica), Adem Ibrahimi (Sopi),Lim Vela, Pajazit Neziri, Hoxhë Ajet Shaqiri, të gjithë nga Liteshi i Zarbicës, etj.  Ai ka rënë heroikisht më 23.12.1944, në fshatin Stanishor në hyrje të qytetit të Gjilanit  në përpjekje për çlirimin e Gjilanit.

Gjatë takimit nipërit shprehën se jan dhe ndihen me mburrje  duke ruajtur  kontributin dhe angazhimin më sublime duke u përkujtuar  kujtimet  dhe mbi sakrificën, kan ruajtur e do të vazhdojn  të kultivojn dashurinë për atdheun, dhe jan rrënjët e forta dhe shumë krenar për historinë e tij, se vazhdojn të ruajnë gjallë kujtimin e tij dhe mundohen ti përcjellim  në brezat që do të vijnë.

Takimi i tre nipave të Dëshmorit Misim Ibrahimi, dhe  nipi i Miftarit, ishte takim i veqantë, pasi Miftari veprimtar e humanist i Malësisë së Bujanocit, dhe Misimi tani më Dëshmor i Kombit, përveqë që ishin afër me shtëpi  njëri me tjetrin, ishin bashkëmoshatarë e miqë të ngusht, që i bashkonte gjithçka, sepse  ishin bashkëluftëtarë të një fryme e kauze  Kombëtare që luftuan bashkarisht në mbrojtën të kufirit nga Guri i Zi-Kitkës-në mesë të Karaollit të Llazarit të Madhë-Kolisht të Epërme dhe Majën e Sitilisë në Novosellë e Epërme(Feraj).

Përmesë këtij shkrimi, mbesim me shpresë se në të ardhmen  e afërt jo vetëm të ndriçohet e  pasqyrohet  vepra, dhe veprimtaria luftarake e dëshmorit  për çlirimin e Gjilanit. Edhe  eshtrat e dëshmorit Misim Ibrahimi, nga Zarbica, që luftoi për çlirimin e Gjilanit, do të duhej  të prehen në mesin e bashkëluftëtarëve, konkretisht në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan. Pa ashtu  një Bust, e Shtatore do të duhej vendosur dhe të emërtohet rrugë e Sheshe gjithëandej Kosovës,  të mendohet edhe mbajtja e ndonjë Akademie përkujtimore, dhe gjithë titujt dhe epitetet e një dëshmori që i takojn. 

Tani Dëshmori Misim IBRAHIMI, nuk i përket familjes, vetëm Zarbicës, Bujanocit e Gjilanit, por është Dëshmor i Kombit që luftoi për Liri e Çlirim Kombëtar, prandaj edhe ashtu do të duhej trajtuar.

Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit Misim IBRAHIMI, që kontriboi dhe sakrifikoi edhe jetën  për Liri, Çlirim e bashkim Kombëtar.

  Falenderoj bacin Selami, bacin Misim e Nexhatin, për kohën që ndam bashëkarisht dhe ishte ndjenjë e posaqme pasi ishte një   kohë e gjatë që nuk ishim takuar.

*Shenimet jan afruar  nga 3  nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Liteshi-Zarbicë, kurse  publikimi i të dhënave,

-Pamja e varrit të dëshmori Misim IBRAHIMI, në Stanishor të Gjilanit, dhe pamja

-Nga takimi i  përbashkët i autorit të shkrimit me 3 nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI,   realizohet nga miratimi plotësisht i  3 nipave nga takimi mbajtur në Gjilan, kohë më parë.

 

**Publikimi i shenimeve kushtuar dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Zarbica, është realizuar bazuar edhe nga Libri  ’’Sylë Zarbica Luftëtar i Shqipërisë Etnike’’, në faqen 220 dhe faqen 221, botim i vitit 2023, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, ’’ALI HADRI’’,Gjilan.

 

***I pari nga ana e majt është  Selamija, i dyti Misimi këta dy jan djemët e Brahimit, kurse  Nexhati  është djali i Hasanit, (të tretë jan nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Zarbica, që ra herokisht në Çlirimin e Gjilanit) i katërti është Refiku autori i shkrimit me djalin Blendin.

Autor i këtij shkrimi është Refik Hasani.                                                                                   

21 qershor 2025

You Might Also Like