Gjilan, 17 dhjetor 2018 – Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Qeveria e Luksemburgut kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për shkollën e mesme “Mehmet Isai”, ku parashihet investime në kurrikulë, kornizë ligjore, sistem të informacionit, zhvillim i kualifikimeve të reja etj.
Memorandumi është nënshkruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe Daniele Passalacqu, këshilltar kryesor i projektit LuxDev “Mbështetje e Performancës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”.
Po ashtu, investimet përfshihen edhe në avancimin e institucioneve të AAP-së, në ofrimin e pajisjeve teknike, zhvillimin e drejtimeve profesionale, aftësimi praktik, asistencë teknike dhe profesionale për përzgjedhjen e stafit të mësimdhënësve, informacionin mbi tregun e punës, zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë të biznesit dhe shtylla të tjera që e bëjnë të veçantë gjatë të ardhmes shkollën “Mehmet Isai”.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje në reformën e arsimit dhe aftësimit profesional në Komunën e Gjilanit.