Muzikë

Lum Halabaku, një kompozitor që po vjen si “meteor” në botën e artit muzikor

Edhe pse është vetëm 17 vjeq, ai është i angazhuar edhe si profesor në shkollën private të muzikës “Kromatika” ku ligjëron lëndën e pianos dhe asaj të solfezhit.

Nga: Aziz Zuka

Për moshën që ka është shumë I ri por për sukseset që është duke arritë në botën e artit muzikor, atij I parashikohet një e ardhme shumë e ndritur.Me talentin që ka dhe me punën që po bënë si muzikant,kompozitor,pianist në vecanti, ky I ri ka

tejkalur edhe muzicientet më në zë në Kosovë dhe më gjërë.Fjala është për Lum /Menderes/ Halabakun 17 vjeqarin nga Pozharani i Vitisë lokaliitet më i madhë në komunën e Vitisë, por edhe ndër më të mëdhat në Kosovë, I njohur edhe si vater e shumë intelektualve të të gjitha profileve.

Lumi , kompozitor, orkestrues, pianist , shkollimin fillor e kreu në vendlindjen e tij në Pozharan, ndërsa atë të mesëm e vazhdon në shkollën e mesme të muzikës ‘’Çesk Zadeja’’ në Ferizaj. Qysh në fëmijërinë e tij talentin për muzikë e vërejti babai i tij Menderesi, i cili është poli-instrumentist autodidakt dhe gjithashtu hapat e parë në muzikë Lumi i mori nga babai.

Lumi një djalë I urtë e fjalëpakë por që punon shumë si instrumentist është dalluar në instrumentin e pianos edhe pse ai luan edhe në kitarë, bas kitarë, bateri dhe në trumpetë. Leksionet për piano filloi t’i merrte në moshën 9 vjeçare. Një vit më pas, përkatësisht në vitin 2010, regjistrohet

në shkollën e ulët të muzikës në Ferizaj dhe këtu fillon rrugëtimi i tij në ndërtimin e karrierës muzikore profesionale. Krahas pianos, në shkollë, Lumi studion edhe për trumpetë, gjithashtu ndjekë leksione për kompozicion e orkestracion tek profesorë të njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse Lumi është shumë aktiv, ka me qindra aranzhmane e orkestrime të bëra për ansamble nga më të ndryshme e deri tek orkestra me formacione të mëdha, në ditëlindjen e tij të 16-të ai botoi librin e tij të parë ‘’Këngë popullore-qytetare të përshtatura për piano’’. Libër ky që ia hapi dyert në aspektin e formimit si muzikant profesionist. Ishte vetëm 14 vjeç kur mblodhi ca shokë në shkollë, formoi një orkestrinë dhe së bashku me ta, nën drejtimin artistik të Lumit shfaqën koncert me këngë popullore, të gjitha të përpunuara nga vetë Lumi.

Dy vite më vonë pra në vitin 2016 me po të njëjtën orkestrinë por me formacion shumë më të zgjeruar, ai përsëri sjellë koncert akustik po nën udhëheqjen e tij dhe po me përpunimet e tija.

Ai thotë se Kompozimi është ai që e tërheq më shumë se gjithçka. Madje, në kompozim është më i mirë se kudo tjetër. Këtë e tregon fakti se ai ka një numër mjaft voluminoz të veprave të tij origjinale edhe pse është vetëm 17 vjeç. Ndër veprat e tij kryesore janë ‘’Vallëzimi i Flautit’’ – për piano & flautë, ‘’Goodbye’’ – për Piano, ‘’Diskutimi’’ – për piano me 4 duar, vepër për klarinetë e piano e deri te Simfonia e tij e parë në Do maxhor me 4 kohë I. Molto Allegro, II. Andante Cantabile, III. Menuetto & TRIO, IV. ROND

Tani për momentin, Lumi është duke përgatitur koncertin përshëndetës me shokët e tij maturantë pasi që këtë vit ata përfundojnë mësimet në shkollën e muzikës. Roli i tij është mjaftë i madh, sepse përveç se kompozitor ai do të jetë edhe

dirigjent i orkestrës me të cilën ai po i zhvillon provat.Do theksuar se Lumi Halabaku edhe pse është vetëm 17 vjeç, ai është i angazhuar edhe si profesor në shkollën private të muzikës “Kromatika” ku ligjëron lëndën e pianos dhe asaj të solfezhit.

Puna dhe vepra tij është mjaftë mjaftë e madhe dhe fatkeqësisht nuk është përkrahur nga institucionet lokale e deri tek ato qendrore.

Ndryshe, Lumi Ishte pjesëmarrës në festivalin e këngës së vjetër qytetare që mbahet në Prizren si kompozitor me një këngë të përzgjedhur nga Juria profesionale e festivalit ku këngën e tij e performoi drejtori i shkolles se muzikes Bardhyl Abazi.

 

 

You Might Also Like