Gjilan

Lutfi Haziri: Është vepër penale kushdo që tenton të hyjë e dalë nga zonat e karantinës

Gjilan, 13 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkaq ka njoftuar për ndëshkimet e ashpra për të gjithë ata që i thejnë rregullat e karantinës.

“Dënimet mandatore për përhapjen dhe mosrespektimin e sëmundjeve ngjitëse si masë parandaluese janë prej 600 deri 2 mijë euro për persona fizikë, ndërsa deri në 8 mijë euro për personat juridikë. fizik. Plus asaj, inicohet procedurë penale nga ana e prokurorisë së shtetit. Dënimi me burg është deri në dy vjet për të gjithë personat që e përhapin virusin dhe nuk i zbatojnë masat”, ka thënë Haziri, në konferencën e ditës së 32-të.

Ai pohoi se nga dje, policia e shtetit po kontrollon hyrje-daljet në mënyrë rigoroze.

“Nuk ka hyrje e as dalje nga vendet e karantinës. Është vepër penale cdokush që pretendon të hyjë dhe të dalë nga zona e karantinës, sidomos nga Ferizaj, Vitia, Prishtina, Vrapҫiqi dhe Topanica”, ka shtuar Haziri.

Në kuadër të Komitetit për menaxhimin e emergjencave, Gjilani po vazhdon zbatimin dhe shtrëngimin e masave kundër përhapjes së Covid-19.

“Komiteti ka vendosur sot masën e karantinës për shtatë familje në Lladovë, si pjesë e preventives, meqë e kemi një rast të konfirmuar atje, i cili është në Klinikën Infektive. Rasti tjetër ndërlidhet me atë të Lladovës, meqë të dytë punojnë në kampin ushtarak Bonsteel, derisa rasti tretë është bashkëshortja e të infektuarit, në qytet. Fatmirësisht, kanë simptoma të lehta dhe pa probleme të mëdha shëndetësore. Urojmë të shërohen sa më shpejtë”, ka deklaruar Haziri, në konferencën e të hënës.

Ndryshe, brenda 32 ditëve në Gjilan janë konfirmuar 21 raste me Covid19, 14 janë shëruar plotësisht, ndërsa shtate raste të janë në trajtim dhe në mbikëqyrje të institucioneve shëndetësore.

You Might Also Like