Gjilan, 11 maj 2020 – Pas nëntë rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19, Komiteti emergjent për menaxhimin për preventimin e përhapjes së virusit, nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm, në orët e vona.
Në këtë takim është vlerësuar që situata është nën kontroll, derisa personat e prekur, të cilët janë nga qyteti, janë në vetizolim.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është domosdoshmëri që të shtrëngohen masat, pas rasteve të fundit.
Ai ka apeluar qytetarët që të mos dalin pa nevojë, sepse në këtë mënyrë, potencialisht mund ta rrezikojnë vetëveten, familjen, lagjen dhe qytetin.