Gjilan, 18 prill 2020 – Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë besimtarët e ortodoks. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, dëshiroj të shpreh urimet më të përzemërta për besimtarët orotodoks me rastin e festës së Pashkëve, e cila simbolizon paqen dhe dashurinë ndërmjet njerëzve.
Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë.
Me këtë rast, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja paqe, dashuri, lumturi, e harmoni të përhershme”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri.