Kreu i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka njoftuar se rezultati për koronavirus i ka dalë negativ, raporton Gazeta Expess.
Haziri këtë njoftim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka shkruar ai.