Edhe pse në marrëveshje dhe bashkëfinancim me Helvetas Swiss Intercoorperatin, dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Komuna e Vitisë, asnjëherë deri më tani nuk ka arritur që ta përfundoj projektin Shtegu i Çiklizmit në qytetin e Vitisë. Kryetari i Komunës se Vitisë Sokol Haliti nuk është ndalur asnjëherë së deklaruari se ka bërë një projekt jashtëzakonisht të mirë siç është ai shtegu i çiklizmit gjithashtu duke bërë foto njashtu dhe dokumentar siç është ai në RTK duke thënë se ka kryer një punë shumë të mirë. Mirëpo gjendja në terren po del të jetë jo e vërtetë e gjithashtu po del se ky kryetar po e mashtron si qytetarin e vitias njashtu edhe bashkë-financuesit ose thënë ndryshe donatorët e çmuar të komunës sё Vitisё Helvetas-in dhe Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Edhe pse në kuadër të planit zhvillimor komunal janë paraparё shtigjet për çiklizëm dhe interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh të kenë një shteg të tillë, po del se edhe pse është ndërtuar një shteg në Viti ka probleme për arsye se i njëjti nuk është përfunduar dhe është ndërtuar në kundërshtim me rregullat investive dhe ligjet ekzistuese nga komuna. Kjo për arsye se ky shteg është ndërtuar në prona private, pa shpronësim ligjor dhe tani po del se banorët të cilët i kanë pronat në at vend nuk kanë lejuar që të vazhdoj shtegu për çiklizëm pa i shpronësuar komuna pronat e tyre.