Së bashku me ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çeku, kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni dhe me kandidatët për deputet u takuam me banorët e Cërnicës, vendit ku i ka rrënjët Lëvizja. Në këtë takim u rikujtua qëndresa dhe kryengritja e Cërnicës, e cila shpëtoi nga decentralizimi, si dhe u diskutuan angazhimet dhe vizioni për të ardhmen.





