Kompletohet ekzekutivi i komunës, emërohet edhe drejtori i Arsimit
Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilanit, ku ndër të tjera u prezantua edhe drejtori i ri i Arsimit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Jeton Rexhepi i është bashkuar ekipit tonë në krye të Drejtorisë së Arsimit, me angazhim për të avancuar cilësinë në arsim dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme në këtë sektor kyç për zhvillimin e qytetit tonë.
“Na presin shumë projekte dhe punë konkrete në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunës tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.





