Gjilan

Masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, më 27 shtator

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot takim virtual me kryetarët e komunave, ku janë diskutuar masat e reja anti-COVID të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, më 27 shtator

Express mëson se mësimi do të fillojë më 27 shtator me orar të rregullt, ndërkaq nëpër klasa do të lejohen vetëm deri në 20 nxënës.

Orari për lokalet e gastronomisë do të vijojë të jetë i njëjti, por nga e hëna do të hapen hapësirat brenda lokaleve, në të cilat do të lejohen vetëm personat e vaksinuar, apo ata me test PCR negativ, atë rapid ose atë serologjik.

Lëvizja e qytetarëve do të vazhdojë të jetë e kufizuar pas orës 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit./GazetaExpress/

You Might Also Like