Gjilan – Sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së referentit, Agim Bajrami.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi ka thënë se Agimi ka qenë një punëtor i zellshëm dhe i sinqertë, me vlera morale të larta, të cilin asnjëherë ne si kolegë nuk do të harrojmë.
Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili tha se ka qenë një person i ndershëm dhe i respektueshëm nga të gjithë.
Ata në emër të stafit të Gjykatës i kanë shprehur ngushëllime familjes, të cilit ishin prezentë në këtë mbledhje komemorative.
Agim Bajrami ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku për disa vite ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Pas një sëmundje të rëndë, ai ndërroi jetë në shtetin e Francës, në të cilin kishte shkuar për shërim.
Gjatë ditës sotme, në ora 16:40 minuta bëhet varrimi i të ndjerit, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.