Komuna e Gjilanit, ka mbajt takimin përgatitor informues në mes grupit punues, shoqërisë civile, grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Në takim ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori i Kulturës Rinisë e Sportit, Kushtrim Zeqiri, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
Krenare Latifi Kqiku, shefe e grupit të këshilltarëve të LVV-së, tha se ky takim përgatitor informues ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë të dëgjimeve buxhetore të cilat mbahen me 13 qershor në tre termine në orën 09:00, 13:00 dhe 15:00.
“Kërkojmë nga të gjithë të pranishmit që të japin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë në në dëgjimet buxhetore, sepse kanë peshë të madhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Latifit Kqiku.
Ajo tregoi se dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore, mbahen nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Kuvendi Komunal.
Derisa sa edhe përfaqësues të grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillave e fshatrave, të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve paraqitën kërkesat e tyre për Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Me 13 qershor në sallën e Kuvendit Komunal, në orën 09:00, 13:00 dhe 15:00 mbahen konsultimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore.