ZGJEDHJET 2025

Mbështetja për gratë është investim në një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë

Vizituam Strehimoren e Grave Liria së bashku me kandidatet Liza Gashi dhe Eljesa Rashiti, ku u njoftuam nga afër me punën e jashtëzakonshme dhe rolin e rëndësishëm që kjo qendër ka në mbështetjen e grave.
Gjatë vizitës, prezantuam Platformën “Superpuna për Gra”, e cila pritet të lansohet në mandatin e ri dhe do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe fuqizimi ekonomik për gratë. Po ashtu, diskutuam edhe planet konkrete për ndërtimin e një strehimoreje moderne për gra në Gjilan, si një hap i rëndësishëm drejt sigurisë, dinjitetit dhe mbështetjes afatgjatë për to.
Mbështetja për gratë është investim në një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë.

You Might Also Like