Gjilani dhe Drita janë ndeshur në ndeshjen derbi, në të cilën Drita veç se kishte të siguruar titullin kampion e Gjilani me fitore eventuale edhe më tej do të mund të mbante shpresa për daljen në Evropë.
Pjesëloja e parë ishte plotësisht e barabartë pa raste të mira shënimi e me kujdes të madh nga të dy palët.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Aganspahiq, i cili pasi është shërbyer nga Thaqi në të djathtë, me të parën ka qëlluar, por që topi shkoi jashtë portës. Drita për herë të parë ka rrezikuar në minutën e fundit të pjesës së parë nëpërmjet Veton Tushës, i cili gjuajti nga largësia, por topi shkoi mbi portë për të lënë rrjetat të paprekura në pjesën e parë 0:0. /kryelajmi.com/.