Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Vllaznia

Në një atmosferë të të zjarrtë të krijuar nga tifozët e Vllaznisë “Tigrat” dhe ata të Ferizajt “Ujqit” është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet këtyre dy ekipeve, e vlefshme për të qenë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, kurse më shumë raste ka pasur Ferizaj. Vllaznia ka mëtuar që nëpërmjet kundërsulmeve të bëjë më tepër e Ferizaj ka patur së paku tri raste të mira. Kështu në minutën 15,  Maliq Behluli shpërtheu nga e majta, gjuajti, por priti me këmbë portieri Jasir Bajrami i Vllaznisë. Në minutën 16, Enis Kuka pati rast të mirë, por topi qëlloi shtyllën, kurse në minutën 28, Ristovski gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së majtë.

Trajneri i Vllaznisë, Sallah Sherifi, sigurisht se në pushim ka çka t’u thotë lojtarëve të tij, andaj pritet që në pjesën e dytë Vllaznia të jetë më e rrezikshme.

You Might Also Like