Gjilani si është më së keqi e ka nisur ndeshjen me Ballkanin, ngase I është kthyer zakonit të vjetër që të gabojë në mbrojtje, për t’i mundësuar kundërshtarit që të shënojë shumë lehtë. Kështu ndodhi edhe në minutën e tretë të ndeshjes, kur Boshnjaku e ktheu topin prapa, por gabimisht dhe I mundësoi Ribeiros të shërbejë Kryeziun që shumë lehtë të shënojë në këndin e epërm të majtë të portierit Laroshi.
Se mbrojtja e Gjilanit kishte shumë zbrazëti u dëshmua edhe në minutën 33, kur Batarello nga largësia e shërbeu Dienin e ky ndonëse e kaloi edhe portierin Laroshi nga afërsia e huqi tërë portën. Pa ndonjë sulm të rrezikshëm të Gjilanit u mbyll pjesa e parë me rezultat 0:1. /kryelajmi.com/.



