Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shelbourne – Drita me rezultat të barabartë 0:0. Por, Dritës i janë lehtësuar shumë punët në pjesën e parë, kur pas një ndërhyrje të rëndë në Almir Ajzerajn, mbrojtësi i Shelbourne J. Norris u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas, rast të mirë ka shpërdoruar Odubeko i Shelbourne, i cili gjuajti jashtë portës, ndonëse ajo ishte e pambrojtur.
Një përplasje kokë më kokë në mes të Zidane dhe Dabiqajt, të dy këta lojtarë të Dritës, la me fashë në kokë këtë të dytin, të cilit për rreth 7 minuta u desh t’i jepet asistencë mjekësore. Që nga ky moment, loja e Dritës u përmirësua së tepërmi dhe deri në fund të pjesës së parë, ekipi gjilanas i pati disa raste shumë të mira shënimi, por që pjesëloja e parë përfundoi pa gola. /kryelajmi.com/.





