Është mbyllur pjesa e parë në Superkupën e Kosovës në Futboll, që po luhet në Antalia në Turqi dhe Prishtina e Drita po barazojnë 1:1, por ekipi nga kryeqyteti është me një lojtar më pak në fushë, ngase në minutën e fundit të pjesës së parë pas një ndërhyrje nga prapa nga loja është përjashtuar boshnjaku Harun Kariq.
Prishtina më mirë e nisi ndeshjen dhe që në minutën 8, pas një pasimi të gjatë, topi erdhi deri te Veliu, i cili shpërtheu nga e majta, harkoi në brendi dhe pas një intervenimi të ngathtë të mbrojtjes së Dritës, topi erdhi deri te Kryeziu, i cili nga afërsia qëlloi këndin e majtë të poshtëm të Malokut për rezultatin 1:0.
Në minutën 32, Drita pati rastin më të mirë nëpërmjet Lirridon Balajt, i cili gjuajti nga 16 metra, por topi për pak shkoi skaj shtyllës së majtë pingule të Gjokajt.
Në minutën 37 u dha penalti për Dritën, pasi që Buje i Prishtinës e rrëzoi në brendi Blerim Krasniqin dhe gjyqtari turk Turkmen dha penalti . Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi që dërgoi topin në këndin e majtë të poshtëm të Gjokajt.
Në minutën 45, pas një kundërsulmi të shpejtë të Dritës, Harun KIariq nga prapa e ndali Almir Ajzerajn dhe mesfushori i Prishtinës u ndëshkua me karton të kuq. Nga gjuajtja e lirë Drita ka mundur të shënojë Drita, por në dy raste topin e ka ndalur portieri Gjokaj dhe rezultati i pjesës së parë mbeti 1:1./kryelajmi.com/.





