Drita në ballafaqim me Prishtinën, pas pjesëlojës së parë ka epërsinë prej 2:0, me dy gola të shënuar nga Veton Tusha, i cili po shkëlqen në këtë përballje.
Minuta 13 Veton Tusha është përvjedhur në të majta dhe me shpejtësi është futur në brendi dhe kur është gjetur para portierit me urti e ka futur topin në rrjetë. Gjyqtari anësor pasi është shënuar goli e ka ngritur lart flamurin, por pas rishikimit të VAR-it u pa se goli ishte I rregullt dhe Drita kaloi në epërsi 1:0.
I njëjti lojtar ka shënuar edhe njëherë në minutën 27, duke e ngritur rezultatin në 2:0 për Dritën. Në minutën 39 Manaj pati rast shumë të mirë për të ngritur epërsinë, por ndonëse ishte I vetmuar topi për pak shkoi jashtë./kryelajmi.com/.