Gjilani do të jetë bardhë e kaltër!
Pas një sezoni plot sakrificë, pasion dhe krenari, FC DRITA shpallet për herë të KATËRT kampione e Superligës së Kosovës dhe këtë e festojmë me ju, për ekipin, për qytetin dhe mbi të gjitha për INTELEKTUALËT!
Muzikë, emocione, spektakël dhe dashuri për DRITËN – kjo natë është për historinë tonë!
Ejani në qendër të qytetit, përballë Teatrit – bëhuni pjesë e një nate që nuk harrohet!