Gjilan

Me aktivitete të shumta Komuna e Gjilanit nis shënimin e festës së 28 Nëntorit

 

Gjilan, 28 nëntor 2021 – Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Fillimisht, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të vazhduar me homazhe tek shtatoret e bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

“Sot, në ditën e madhe të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, dëshmorët dhe heronjtë janë në themelet e saj. Gjithmonë gjaku i tyre ka ujitur dhe emrat e tyre kanë fyrmëzuar gjenerata të tëra që sot shqiptarët kudo që janë të festojnë lirinë e Ditën e Flamurit”, ka thënë kryetari Haziri.

“Jo të gjithë jemi të mjaftueshëm sepse vëllezërit tanë në Kosovën Lindore edhe më tutje të drejtat elementare të festës për flamur dhe të drejtave të tyre politike po i vuajnë, por gëzimi dhe madhështia e kësaj feste duhet të shkojë në çdo familje dhe çdo pjesë shqiptare në mënyrë që të mos e harrojmë të kaluaren duke e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shtuar kryetari Haziri.

You Might Also Like