Viti

Me aktivitete të shumta u kremtua 13 vjetori i Pavarësisë së Republikës se Kosovës

Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Viti,është shënuar kjo ditë me aktivitete të shumta. Fillimisht është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj dite.

Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti si dhe gjatë ditës nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është shënuar edhe gara kombëtare në atletikë “Vrapimi i Pavarësisë”.

Aktivitetet për nderë kësaj dite shtetore janë përmbyllur me një koncert festiv nga Ansabli i Këngeve dhe Valleve “Kemajl Azizi”nga Vitia.

Seanca solemne me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka filluar sot me një minutë heshtje në shenjë respekti për të gjithë të rënit për lirin e këtij vendi.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Hasan Aliu, zv.

Kryetar i komunës së Vitisë dhe Abdyl Bajrami, nga OVL UÇK në Viti ku kryesisht eshte folur për sakrificat e popullit shqiptar për liri dhe pos urimit ata kanë shprehur lavdinë për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq pas kësaj seance janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë zhvilluar garat në atletikë ” Vrapimi i Pavarësisë” dhe koncerti festiv.

                                                                     

                                                                   Aziz Zuka

You Might Also Like