Viti

Me njeriun që mbolli pishat në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Viti

Mbase  çdo qytetarë i Vitisë, por edhe të tjerët të  cilët vizitojnë  atë, ka vërejtur edhe  drunj të lartë të llojit të pishës të cilët  zbukurojnë  ambientin e oborrit të objektit të Shtëpisë së kulturës, por shumë pak nga ta nuk e dinë se kush i mbolli dhe u përkujdes për këta drunj të cilët tani kanë ngre shtat disa metra të lartë.

E për ata të cilët janë kureshtar të dinë se kush, ne sot rastisi që të takohemi me te.

Ai është ish punëtori I shtëpisë së kulturës i cili atëbotë kryente punët e shtëpiakut  Vebi Luzha /Misini/ nga Mogilla I cili kishte nisë punën  aty në vitin 1983.

I ulur në një tavolinë, ku shijonte kafen  me shoqëri nga restoranti po me të nijetin emër ”Pisha” pra që ka marrë emrin na tregoi “historinë”” e tyre duke shtuar se ai vet i ka siguruar dhe mbjellur  fidanët e këtyre pishave në vitin 1983,  pra para rreth 40 viteve  dhe është përkujdesur me vite për to duke i ujitur, krasitur dhe përkujdesur për to deri në pensionim .

Ai thotë se të thuash çdo ditë  vjen këtu  dhe i shikon këta drunjë me emocione por i gëzuar se ato / jo  të gjitha/  janë ruajtur sepse disa nga këto çuditërisht janë prerë  por shyqyr që këto janë ruajtur“ thotë Vebi Luzha. Aziz Zuka

You Might Also Like