MË QËLLOI PAS SHPINËS
Nuk më qëlluan plumbat,
Kur fluturonin nëpër flokë,
Në katër beteja heroike
Për të lavdishmën tokë.
Kur ia bëhu liria
Atë dimër me borë,
Më qëlloi pas shpinës
E zezë një dorë.
Ai shetiste qytetit,
Fliste për liri
Me kokën lart te retë,
Unë nën dhé të zi.
Një ditë me shokët e vet,
Kur shënohej fitorja
Më solli tufë lulesh
Në shesh, te shtatorja.
E pikasa menjëherë,
Ishte i shkurtë nga shtati,
E pështyva në sy,
Në ata sy prej xhelati.
Para të gjithëve fola
Kur qante një grua,
Ky është, ky,ky,
Që qëlloi mbi mua.
Ai shtrëngoi dhëmbët,
S`e mbanin dot këmbët.
Mezi qiti fjalët,
Oh ç`fjalë,hata!
Unë kreva prorsinë
Siç më thanë ata.