Futboll

Me remi u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Prishtina e Re – Gjilani

Prishtina e Re dhe Gjilani kanë luajtur një pjesë të parë të barabartë në ndeshjen e zhvilluar në Qendrën Stërvitore në Hajvali.

Ndeshja nisi me një dush të ftohtë për Gjilanin, që ka pësuar që në minutën e dytë, kur pas një harkimi nga gjuajtja nga këndi Dokure mposhti portierin Kolaj për 1:0.

Pas golit të pranuar, Gjilani me të gjitha forcat nisi të sulmojë, por rastet shkonin huq sa për shkak të mosgjidshmërisë në fazën finale, sa për mbrojtjen e shkëlqyeshme të Smakiqit.

Rastin më të mirë e pati Armend Thaqi, kur ka rrezikuar nga një gjuajtje dënimi, por Smakiqi me një interbvenim të bukur e shpëtoi portën e ti.

Në minutën 39 Robert Rrahmani me një veprim vetjak dhe pas kalimit gjuajti furishëm dhe qëlloi këndin e majtë të poshtëm të Smakiqit për të barazuar rezultatin në 1:1, që doli të ishte rezultatiti përmbyllës i pjesë së parë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like