Më shumë siguri për Gjilanin tonë
Kemi pranuar një donacion të rëndësishëm nga miqtë tanë në Angli për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kamerave në qytet.
Ky sistem i gjeneratës së fundit, me rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale (AI), mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi. Për momentin, këto sisteme kamerash ekzistojnë vetëm në Londër e New York, e nga sot edhe në Gjilanin tonë.
Një donacion shumë i vlefshëm si ky do ta rrisë dukshëm sigurinë publike të qytetit tonë dhe është hap i madh për një Gjilan më të sigurt dhe më modern.🤝🏻
Faleminderit nga zemra për donacionin!❤️




